Futbollisti kosovar fitoi epitetin baba për herë të parë.
Bernard Berisha është bërë baba për herë të parë, partnerja e tij solli në jetë një djalë, shkruan lajmi.net.
Lajmin e bëri të ditur vetë futbollisti përmes një postimi në Instagram, ku publikoi fotografinë e parë të vogëlushit.
Zotit i falënderojmë për këtë dhuratë qe na dhuroj. Qenka ndenja me e mira ne bot ????? Te duam pa fund ?”, ka shkruar ai. Berisha ka pranuar urime të shumta mbi fotografinë që ndau me ndjekësit në Instagram.