Napoli refuzon ofertën e Atleticos për Hysajn

| 06 Qer 2019 | 16:43 | Nga

Napoli raportohet se ka refuzuar një ofertë zyrtare nga Atletico Madridi për mbrojtësin shqiptar, Elseid Hysaj.

Siç raporton “Radio Kiss Kiss Napoli”, Atletico ka bërë ofertë zyrtare për mbrojtësin e krahut, por shefi i Napolit, Aurelio De Laurentiis e ka konsideruar të pamjaftueshme dhe menjëherë e ka refuzuar.

Hysaj pritet të largohet nga klubi pasi nuk ka gjetur vend në ekipin e parë të Carlo Ancelottit. Ai kishte shkëlqyer te kjo skuadër në kohën sa aty trajner ishte Maurizio Sarri që tani pritet t’i bashkohet Juventusit.

Një kalim i Sarrit te Juve, sipas raportimeve, shton gjasat për ribashkim me lojtarin kuqezi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme