Haradinaj takon Palmerin: Kosova e gatshme për marrëveshjen me Serbinë

| 25 Sht 2019 | 20:05 | Nga

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në ShBA ka takuar zëvendësndihmës Sekretarit, Matthew Palmer.

Haradinaj ka thënë se në këtë takim ka theksuar edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

Ky është njoftimi i Haradinajt përkitazi me këtë takim:

Kosova është e palëkundur në fuqizimin e partneritetit bilateral dhe strategjik, si dhe thellimin e miqësisë së përhershme me ShBA-në. Rikthimi në tavolinën e dialogut pa kushte dhe me afat dhe kornizë të qartë, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, është rruga e vetme që dy shtetet i përafron me strukturat euro-atlantike.

Caktimi i Zëvendësndihmës Sekretarit, Mattheë Palmer, si i dërguari i posacëm për këtë temë, nga Departamenti i Shtetit, është sinjal i mbështetjes së vazhdueshme për Kosovën nga ShBA-ja.

Në takim me Palmer, në Neë York, theksova edhe njëherë se Kosova është e gatshme dhe e përkushtuar për marrëveshjen ligjërisht obligative, përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues.

RH

Të ngjashme