Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka pritur në takim përfaqësuesit e fondacionit “AGAPE” nga Suedia Emanuel Wien dhe Mihane Qiragjiu.
Me këtë rast, kryetari Vehapi i ka falënderuar udhëheqësit e fondacionit “AGAPE”, për vizitën e bërë dhe për ndihmën e dhënë në të kaluarën për Komunën e Rahovecit dhe u shpreh i gatshëm, që të fillojnë bashkëpunimin me këtë fondacion në sektorin e shëndetësisë.
Kurse, përfaqësuesit e fondacionit “AGAPE”, falënderuan kryetarin për shprehjen e gatishmërisë së tij për të bashkëpunuar me fondacionin “AGAPE”dhe e informuan kryetarin se ky fondacion kryesisht ofron pajisje për persona me nevoja të veçanta.
Bashkëpunimi në mes të Komunës së Rahovecit dhe fondacionit “AGAPE” nga Suedia do të nisë pas nënshkrimit të një marrëveshje mirëkuptimi.