Çerdhja “Yllkat” në kryeqytet bëhet me objekt të ri

| 05 Shk 2020 | 11:46 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Çerdhja “Yllkat” në kryeqytet është bërë me objekt të ri, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Kopshtit “Yllkat”, Rifadije Sopi, ka falënderuar ata që mundësuan realizimin e projektit në fjalë, raporton Ekonomia Online.

“Do të jemi gjithmonë mirënjohjes ministrisë së Arsimit, Kryetarit të Komunës dhe gjithë aktereve të tjerë në realizimin e këtij projekti”, tha ajo.

Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Hykmete Bajrami, potencoi se edukimi i fëmijëve parashkollor ngritë kapacitet e të ardhmes.

“Nuk ka më mirë se me fillua ditën me fëmijë. Të gjithë punojmë për kualitetin e jetës së tyre. Më vjen mirë që kabineti i kaluar ka dhenë ndihmën për këtë kontribut”.

“Sipas statistikave dhe ekspertët edukimi në parashkollorë ngritë kapacitetet në të ardhmen. Nuk duhet të lejojmë që reformat të na lëndojnë, pasi kemi shkolla që po mbyllen dhe të rinj qe po ikin”, ka thënë Bajrami.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka pranuar një mirënjohje si shenjë respekti për kontributin e dhënë.

Ahmeti deklaroi se çerdhja “Yllkat” tani është kopshti më i madh në kryeqytet, andaj tha ani se duhet të jetë shembull edhe për çerdhet tjera në vend.

“Para dy viteve menduam ta rinovojmë objektin dhe me ndihmën e ministrisë së Arsimit që na ka financuar”.

“Dhe sot kemi çerdhen më të madhe në kryeqytet me 2000 metra katror edhe moderne dhe model që duhet t’i bëjmë çerdhet jo vetëm në Prishtinë por edhe në vendet e tjera”, u shpreh Ahmeti.

Në këtë hapje solemne u mbajtur aktivitete të ndryshme nga fëmijët si dhe Ansambli “Shota”.

Fotografia e Shpend Ahmeti
Fotografia e Shpend Ahmeti

Të ngjashme