Holanda regjistron 115 viktima të reja nga Coronavirusi për 24 orë

| 05 Pri 2020 | 15:09 | Nga

Autoritetet shëndetësore në Holandë njoftuan se 115 viktima të reja të koronavirusit janë shënuar në 24 orët e kaluara në këtë shtet.

Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të pandemisë në shtetin më të madh të Beneluksit shkoi në 1766 persona të vdekur, shkruan “Reuters”.

Rritje shënoi edhe numri i të infektuarve. Për një ditë u konfirmuan 1224 raste të reja të infektimeve. Kështu, shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 17 mijë e 851 persona.

Holanda ishte në qendër të vëmendjes së medieve ndërkombëtare para disa javëve, kur u raportua se përdoruesit e kanabisit po prisnin në radhë për të blerë rezerva shkaku i pandemisë.

Të ngjashme