Komuna e Ferizaj mbledhë Shtabin Emergjent, shton masat për Coronavirus

| 08 Pri 2020 | 14:41 | Nga

Kryetari i Komunës së Ferizaj, Agim Aliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka njoftuar se ka mbledhur Shtabin Emergjent, ku u morën vendime lidhur me përballimin e Coronavirusit.

Postimi i plotë:

Sot mblodha Shtabin Emergjent për përballimin e situatës me pandeminë COVID-19 ku morëm vendim që:

? Të përmbyllet brenda 24 orëve lista e kontakteve të personit të infektuar me COVID-19 i cili ndërroi jetë dy ditë më parë si dhe kontaktet e kontaktit (palët e treta) që të izolohet tërësisht mundësia e përhapjes së virusit;

? Nuk do të ofrohet asnjë shërbim komunal, nga institucionet komunale dhe institucionet shëndetësore nëse kërkuesi i shërbimit, qytetari apo pacienti nuk është i pajisur me doreza dhe maskë;

? Policia e Kosovës në Ferizaj do të nis së gjobituri qytetarët që shkelin vendimin për frekuentimin e parqeve e zonave malore;

? Ndalohet qarkullimi në sheshin qendror të Ferizaj, duke krijuar kanale alternative kalimi për qytetarët që kanë domosdonë e qarkullimit për nevoja të furnizimit me ushqime e ilaçe;

? Të shtohen patrullimet policore në lagje komunitare veçanërisht lagjet e komunitetit joshumicë;

? Vendosëm që të nis punën shërbimi online psikologjik i krijuar nga Komuna me profesionistët e fushës.

Të gjitha këto masa janë të domosdoshme, që shëndeti i ferizajasve të jetë i mbrojtur. Bashkë, do të dalim me shëndet nga kjo situatë!

Fotografia e Agim Aliu

Të ngjashme