Vulin: Ne jemi krenarë për heronjtë tanë të Koshares

| 11 Pri 2020 | 13:32 | Nga

Në përvjetorin e 21-të kur ra heroikisht strategu i madh i UÇK-së Agim Ramadani në Betejën e Koshares, edhe ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksander Vulin, i ka quajtur heronj luftëtarët serbë të kësaj beteje.

Për më tepër ai tha se “deri në vitin 2012 kur Aleksandar Vuçiq u bë ministër i Mbrojtjes nuk e kemi ditur çka është Kosharja, as nuk kemi dëgjuar për Kosharen, as që NATO-ja që është përpjekur përmes intervenimit tokësor të hyjë në Serbi”.

“Nga nga ajo kohë ne i kujtojmë heronjtë tanë. Për 108 të vrarët në Koshare as që kemi dëgjuar deri atëherë”, tha ai për TV Happy.

Beteja e Koshares u zhvillua më 9 prill të vitit 1999 në kuadër të operacionit “Shigjeta”, e që ishte njëra ndër më të përgjakshmet dhe më heroiket e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të ngjashme