Pamje nga aksidenti i rëndë në Komoran: Raportohet për gjashtë persona të lënduar

| 07 Qer 2020 | 16:58 | Nga

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti në fshatin Zabel i ulët të Komoranit, teksa raportohet se të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetë.


Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka publikuar pamje nga aksidenti, teksa u ka dëshiruar të lënduarve shërim të shpejtë.

“Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë!”, ka shkruar në fund ai.

Postimi i plotë:

Të lënduarve të sotëm në aksidentin e ndodhur në Zabel të ulët, ju dëshiroj shërim të shpejt e me sa më pak pasoja.

Jemi me brengën e personave dhe familjeve të prekura në aksident. Të gjithëve të lënduarve ju dëshirojmë kthim sa më të shpejtë pranë familjeve.

Nga vendi i ngjarjes, dukej situatë e tmerrshme, për fat, nga ato që u thanë, asnjëri nuk është në rrezik për jetën.

Aksidenti në Zabel të ulët, tregon shumë për mungesën e kujdesit në komunikacion. Pandeminë e përballuam si duhet, kujdesi për jetën tonë dhe të tjerëve nuk duhet të mungojë, asnjëherë.

https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/10220681854670291
Fotografia e Ramiz Lladrovci

Të ngjashme