Vetizolohet Stafi i QKMF-së në Miradi, pati kontakt me të prekurit nga Coronavirusi

| 08 Qer 2020 | 13:16 | Nga

Stafi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjarë në Miradi të Fushë-Kosovës ka hyrë në vetizolim.

Fshati Miradi e Ulët në Fushë Kosovë ka disa raste aktive me Covid-19, të cilët para disa dite kanë marrë shërbime mjekësore në QKMF e pastaj kanë rezultuar pozitivë kështu duke e quar stafin mjekësorë në vetizolim.

Këtë e ka konfirmuar drejtori i Shëndetësisë në Fushë-Kosovë, Osman Maxhera.

“Ne i kemi dërguar punëtorët shëndetësorë në vetizolim pasi ditë më parë kanë kontrolluar pacientë të cilët pastaj kanë rezultuar pozitivë me Coronavirus”.

“Momentalisht është mbyllur dhe po bëhet dezinfektimi i objektit dhe deri sa të jetë gati pastaj do të dërgojmë staf shëndetësorë që do të punojnë një ditë po një ditë jo”, deklaroi Maxhera.

Të ngjashme