Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.
Këtë e bëri të ditur Mehmedali Hajdini, Shef i Sektorit të Operativës Rajonale në Ferizaj.
Ai deklaroi se në aksident të përfshira ishin një motoçiklete dhe një veturë.
“Një aksident trafiku ka ndodhur në magjistralen Ferizaj-Kaçanik, në mes një veture civile dhe një motoçiklete, ku me ç’rast dyshohet se lëndime të rënda ka pësuar vozitësi i motoçikletës rreth 34 vjeçar, i cili është dërguar në QKUK Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm”, ka thënë Hajdini, njofton Klan Kosova.