Bilanci i protestave të mbrëmshme në Beograd – 20 të lënduar, automjeteve të policisë iu vu flaka

| 08 Kor 2020 | 08:50 | Nga

13 oficerë policie dhe shtatë civilë u lënduan gjatë trazirave të mbrëmshme për shkak të futjes së një shtetrrethimi në Beograd. Të gjithë të lënduarit janë transportuar në Akademinë Mjekësore Ushtarake.

Kontejnerët e djegur, mbeturinat në rrugë, shenjat e trafikut të prishura, gurët, makinat e djegura të policisë, disa dritare të dyqaneve të prishura, janë foto pas protestave të mbrëmshme në Beograd.

Siç i kanë thënë RTS-së në Ndihmën e Shpejtë, 13 policë dhe shtatë civilë u lënduan në trazirat, transmeton Klan Kosova.

Këtë mëngjes, ka një kordon policie përpara ndërtesës së Parlamentit të Serbisë. Pjesëtarët e Ministrisë së Brendshme janë vendosur gjithashtu para institucioneve të tjera të rëndësishme në Beograd, si dhe në disa kryqëzime më të mëdha.

Të ngjashme