Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) tetë persona kanë ndërruar jetë dhe janë zbuluar 163 raste të reja me këtë virus, transmeton Anadolu Agency (AA).
Numri i përgjithshëm i rasteve me COVID-19 në vend është rritur në 7.406, i të shëruarve në 3.554, ndërsa numri i viktimave në 359. Aktualisht, numri i rasteve aktive është 3.493.
Siç informon Ministria e Shëndetësisë, sot janë raportuar 230 persona të shëruar nga COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1.794 teste, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera deri më tani kap shifrën 71.220.