Aksident në rrugën Lezhë-Shkodër, makina përplas për vdekje një person me biçikletë

| 13 Kor 2020 | 09:01 | Nga

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne në rrugën Shkodër-Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 në afërsi të fshatit Mabe.

Një automjet ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë.

Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërkohë policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për aksidentin.

Të ngjashme