Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare

| 15 Kor 2020 | 08:46 | Nga

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parakohshme parlamentare të cilat kanë nisur në orën 7 të mëngjesit e pritet të vazhdojnë deri në orën 21 në mbrëmje.

Ky proces do të zgjasë tri ditë për shkak të gjendjes së pandemisë. Protokolli i veçantë për zgjedhjet detyron Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve dhe këshillat zgjedhor, edhe në ditën e votimit të respektojnë masat e përgjithshme për mbrojtje nga virusi.

Në hyrje të secilit vendvotimi duhet të ketë mjete denzifektimi. Dritaret duhet të jenë të hapura ose ambienti të ajroset në çdo orë. Ditën e hënë votuan personat e prekur nga Covid-19 dhe të izoluarit, ndërsa të martën të drejtën e tyre të votës e shfrytëzuan të sëmurit, personat me aftësi ndryshe dhe të burgosurit. Në zgjedhjet e parakohshme të drejtë vote kanë 1.814.263 votues. Votohet për lista kandidatësh për gjithsej 15 koalicione dhe parti.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.15 korrik 2020, 08:39

Të ngjashme