Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora ka zbuluar se po punon për të rikthyer tifozët në stadiume në shtator.
Ministri ka kërkuar që të vazhdojmë qasjen e kujdesshme dhe ka theksuar se ai, Ministri i Shëndetësisë dhe Komiteti Teknik dhe Shkencor po punojnë për rikthimin e tifozëve në shtator.
“Kujdesi ynë na lejoi të rifillojmë, përfundimisht duke garuar përsëri. Sot, duke folur me Ministrin e Shëndetësisë dhe CTS, ne duhet të vazhdojmë në këtë linjë të maturisë që na ka lejuar të rihapim aktivitetet sportive dhe të përgatitemi t’i kemi të gjitha kushtet për të rihapur stadiumet në shtator”, vazhdoi ai.