IKSHPK: Çdo rast i dyshimtë te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë

| 13 Sht 2020 | 14:23 | Nga

Instituti Kombëtar ka uruar  të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021, duke rekomanduar zbatimin e rregullave te reja në shkollë për ruajtjen e shëndetit.

IKSHPK thotë se është në mbikëqyrje të vazhduar të situatës epidemiologjike e në veçanti prioritet e ka shëndetin e fëmijëve.

“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale. Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë. Shëndet të gjithëve”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3080922155369101

Të ngjashme