Një aksident mes dy veturave ka ndodhur në fshatin Bresalc të Gjilanit.
Si pasojë e aksidentit një person ka mbetur i lënduar.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, raporton Klan Kosova.
“Po, mund ta konfirmoj se ka ndodhë një aksident mes dy veturave. Një person është dërguar në emergjencë. Njësitet e trafikut janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”.