Chloe Ferry tregon rezultatet e ndërhyrjes në gjoks

| 13 Tet 2020 | 16:02 | Nga

Ish-ylli i “Geordie Shore”, Chloe Ferry, ka tërhequr vëmendjen e fansave me fotot e fundit që ka postuar në rrjete sociale, ku u tregon gjoksin pas ndërhyrjes që bëri.

25-vjeçarja fluturoi drejt Turqisë javën e kaluar për të zvogëluar gjoksin, në mënyrë që t’i përshtatej trupit pas rënies në peshë, raporton “Mirror”.

Kjo është ndërhyrja e tretë që Chloe ka bërë në gjoks.

Në foton e publikuar në Instagram, ajo u shfaq tepër seksi e veshur me të brendshme të kuqe, me detaje gjysmë të tejdukshme, të cilat i tregonin format mahnitëse që bukuroshja i ka arritur nëpërmjet palestrës.

Ajo ende nuk e ka zbuluar masën e re të gjoksit, por duket fantastike.

Ndërhyrja e fundit që bëri në gjoks ishte në vitin 2018, por ajo nuk ka nguruar të tregojë edhe ndërhyrjet e tjera që ka bërë tek beli dhe tek të pasmet.

https://www.instagram.com/p/CGRlRX2phPR/
https://www.instagram.com/p/CGK-DsMp6at/
https://www.instagram.com/p/CF6xK0IJmgz/
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme