Bajrami: UP-ja më e mira ndër universitetet shqiptare

| 03 Shk 2017 | 15:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami rangimin e Universitetit të Prishtinës në vendin e 3 780 nga Webometric, e ka cilësuar si pozitive.

Ai tha se ky publikim tregon se UP-ja është ranguar 80 vende më lart dhe prin ndër universitetet shqiptare, raporton Ekonomia Online.

“Është shumë inkurajuese së Universiteti i Prishtinës është ranguar si universiteti më i mirë në rang listën e universiteteve shqiptare. Është jashtëzakonisht mirë që kemi ngritje për 80 pozita dhe ky është një ndryshim i mirë dhe ndryshimet kanë filluar dhe do të japin rezultate. Të gjitha universitetet publike kanë hyrë në një fazë stabiliteti nuk ka më kriza sepse kanë bërë edhe standarde akademike dhe jam i sigurt që do të kemi një ngritje të nivelit të arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë Barjami.

Ai gjithashtu ka treguar që rezultatet e PISA-s kanë bërë që arsimi parauniversitar të jetë motiv për punë të vazhdueshme dhe për përmirësim.

Renditja e Universiteteve botërore Webometrics është një iniciativë e Cybermetrics Lab, një grup kërkimor që i përket Consejo Superior de Investigaciones Científicas (CSIC), një nga grupet më të mëdha kërkimore me qendër në Spanjë që vlerëson rreth 24,000 institucione të arsimit të lartë në të gjithë botën.

Të ngjashme