Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka njoftuar se reshjet e shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit ka shkaktuar vërshime dhe mungesë të energjisë elektrike.
Ramosaj ka thënë se ekipet e komunë dhe KEDS-it janë në teren për të sanuar dëmet.
Postimi i plotë:
Reshjet e mëdha të shiut dhe erërat e forta gjatë 48 orëve të fundit kanë shkatuar telashe të mëdha në komunën e Deçanit,si në vërshime poashtu edhe në furnizimin me enërgji elektrike. Qyteti i Deçanit gjithashtu dhe të gjitha fshatrat janë përfshirë nga vërshimet dhe mungesa e enërgjisë elektrike.
Deri më tani tri ekipe nga komuna bashkë me N.L,,Higjiena” janë në teren dhe po mundohen që të kthejn gjendjen në normalitet .
Poashtu edhe ekipet e KEDS-it janë duke u munduar që të sanojnë problemet e shkaktuara nga kjo situatë.

