Pamje nga varrimi i 24 civilëve të vrarë Likoshan dhe Çirez

| 28 Shk 2021 | 13:12 | Nga

Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te vendi i quajtur “Te tre lisat”.

Në luftimet e zhvilluara mbetën të vrarë disa policë serbë. Si pasojë e kësaj, forcat e armikut rrethuan të dy fshatrat ku ekzekutuan 24 civilë të pafajshëm.

Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999).

Në linkun në vazhdim mund t’i shihni pamjet:

https://www.facebook.com/watch/?v=276822707128691&t=0

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme