Dy grave ua vjedhin kuletat dhe telefonat nën kërcënimin e armës

| 11 Mar 2021 | 10:27 | Nga

Policia njofton për një grabitje nën kërcënimin e armës së ftohtë dje në Prishtinë.

Dy gra kanë raportuar se nën kërcëmimin e armës së ftohtë dy të panjohur dhe të maskuar ua kanë grabitur kuletat dhe telefonat.

Njoftimi i plotë i policisë:

GRABITJE/Rr. Afrim Loxha, Prishtinë, 09.03.2021 – 11:00.  Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se dy të dyshuar të panjohur dhe të maskuar, nën kërcënimin e armës së ftohet, u kanë grabitur telefonat dhe kuletat. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.


Të ngjashme