Danimarka ka ndaluar përkohësisht përdorimin e vaksinës Oxford-AstraZeneca si masë paraprake, pas raporteve për një numër të vogël të mpiksjes së gjakut dhe një rast të vdekjes.
Autoriteti danez i shëndetësisë tha se ishte herët për të thënë nëse kishte ndonjë lidhje me vaksinën AstraZeneca.
Austria më herët ndaloi përdorimin e saj duke bërë që agjencia e ilaçeve e BE-së të thoshte se nuk kishte asnjë indikacion se vaksina shkaktoi mpiksjen e gjakut.
Kompania thotë se siguria e saj është studiuar gjerësisht në provat klinike.
“Siguria e Pacientit është përparësia më e lartë për AstraZeneca,” tha një zëdhënës, raporton BBC.
“Rregullatorët kanë standarde të qarta dhe të rrepta të efikasitetit dhe sigurisë për miratimin e çdo ilaçi të ri, dhe kjo përfshin vaksinën ndaj COVID-19 të AstraZeneca.”
Të dhënat e vlerësuara nga kolegët konfirmuan se ishte “përgjithësisht e toleruar mirë”, shtoi deklarata.
Vendimi danez erdhi disa ditë pasi Austria pezulloi përdorimin e një serie të veçantë të ilaçit sepse një grua vdiq 10 ditë pasi e mori atë. Estonia, Letonia, Lituania dhe Luksemburgu gjithashtu kanë ndaluar përdorimin e saj.