Pamje të reja ku pretendohet se policia në Kamenicë përdori sprej edhe ndaj fëmijëve

| 23 Maj 2021 | 17:12 | Nga

Protestat në Kamenicë po komentohen sërish, sidomos pas pamjeve të shëmtuara, ku shihet policia përdori sprej edhe ndaj fëmijëve.

GazetaBlic ka siguruar pamje të reja, ku shihen prindërit duke i mbajtur fëmijët që e kanë pësuar nga gazi lotsjellës.

Në një video shihet sesi nëna e mbanë vajzën e saj, kurse babai e ndalë veturën dhe kritikon policët, duke u thënë se shikoni se çka i keni bërë vajzës.

Në një tjetër pamje, shihet sesi vajza dërgohet në krua nga prindërit për t’ia larë sytë, pasi i ishin shfaqur pengesa pas sprejit të hedhur nga policia.


blob:https://www.facebook.com/eeaa8775-714e-4b5a-895c-99fdfe70706a

Të ngjashme