A do të rriten çmimet pas vendosjes së taksës ndaj Serbisë? Flet Rukiqi

Prishtinë | 09 Nën 2018 | 08:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi gjatë një intervistë dhënë sot për Gazetën Online Insjaderi ka folur për mundësinë e rritjes së çmimeve në Kosovë pas vendimit për vendosjen e taksës prej 10% ndaj produkteve të Serbisë dhe të Bosnjës.

Rukiqi ka thënë se çdo produkt që importohet nga Serbia është i zëvendësueshëm qoftë nga prodhimet vendore apo nga ato të shteteve të tjera.

“Ka produkte që janë të zëvendësueshme dhe ka që janë të pazëvendësueshme. Për produkte të pazëvendësueshme nuk mundem me thanë nëse kemi diçka të tilla nga Serbia. Por nuk e besoj që kemi produkte nga Serbia dhe që janë të pazëvendësueshme dhe nuk mund të zëvendësohen nga produktet e Kosovës apo vende të tjera”, ka deklaruar Rukiqi.

Po ashtu ai nuk ka mohuar se mund të ketë lëvizje të çmimeve. Thotë se duke pasur parasysh mungesën e lëndës së parë në Kosovë edhe mund të ndikojë tek çmimet në vend.

“Gjithmonë eksiton mundësia që të futet ai elementi spekulativ i tregut të ketë lëvizje të çmimeve mirëpo kjo është brenda konkurrencës po ju them që është problem të lëvizin çmimet për shkak se i rrezikohet pozicioni në treg. Arsyeja e dytë që mund të them se nuk mund të ketë lëvizje të çmimeve për shkak të stoqeve aktuale. Besoj se një pjesë e stoqeve janë të mjaftueshme për një kohë dhe realisht nuk ndikohet drejtpërdrejtë te oferta”.

“Duke e ditur shumëllojshmërinë e produkteve që janë në Kosovë tek produktet finale po flas nuk shoh shumë potencial për ndonjë ngritjeve të madhe të çmimeve, por është çështje e lëndës së parë. Kosova dihet që nuk ka lëndë të parë të mjaftueshme dhe e importon. Shembull rasti grurit që  importohet në masë të madhe nga Serbia dhe disa produkte në sektorin e ndërtimit, nëse masa vlen edhe tek masa e parë edhe mund të ketë ndikime te çmimet në Kosovë”, ka deklaruar Rukiqi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme