A mos e tepruam pak me Enver Petrovcin?

Prishtinë | 30 Mar 2024 | 17:20 | Nga Sali Rexhaj

Krejte eshte ne rregulla kundervenja e nje mendimi me nje nendim tjeter, rralle kush pajtohet me konstatimet e Enverit ne lidhje me pushtetaret te cilet dolen nga lufta, aq me pak me disa konstatime rreth fshatareve e qytetareve dhe rreth rrolit te Millosheviqit. Por eshte e pandershme qe te shpifet e te falsifikihen skena nga teatri e filmi, apo te nxjerren fjali nga konteksti. Une per vete kam menduar se bandat digjitale te cilat shpifin, shajne e kercnojne jane tubuar rreth Kurtit, por paska ende te tille edhe ne anen tjeter, per fat te keq.

Me duhet te them se Enver Petrovci shkoj per te studjuar ne Beograd, pasi ju pamundesua qe ta studjoj aktrimin ne Kosove per arsye banale.

Edhe kur beri emer thuaja sa Bekim Fehmiu e Faruk Begolli ai u kthye ne Kosove dhe i ndau te mirat e te kqiat me ne bashkekombasit.

Pse mos te thuhet se u martua me nje shqiptare, madje nga nje familje shume atdhetare. Ndersa edhe pse jetonte e punonte ne Beograd, ishte deshire e tije qe ti lindin femijte ne Kosove, edhe pse spitalet e Beogradit ate dite e sot jane shume me te mira ne çdo aspekt se spitalet tona ne Kosove. Edhe sot shume kosovare kerkojne sherim ne Beograd dhe trajtohen atje shume mire.

Nuk duhet te harrojme se Bekim Fehmiu luante filma ne Hollywood, po kurre nuk ju dha rasti qe te aktroj apo luaj ne filma e teatro te Kosoves, eshte i biri i ballistit arsyetoheshin komunistet primitiv te Kosoves.

Absolutisht nuk ka te drejte Enveri kur thot se Kurti u krijua vet dhe se ka lexuar me shume se krejte opozita. Kurtin e dime te gjithe se e krijoj Serbia me konferenca shtypi, dhe jo se nuk ka lexuar asgje te mire, po kurre ne jete dy rreshta shkrime shkencore nuk i ka radhite, as kurr nje pune ne jete nuk e ka kryer para se te behej kryeminister. Bie fjala vetem akademik Kujtim Shala ka shkruar libra me shume se sa ka peshe Kurti ne peshtore.

Enver Petrovci si aktor eshte i paperseritrshem, mekat i madhe qe ju shkaterrrua karriera si shume te tjereve me shkaterrimin e Jugosllavise ne menyre te dhuneshme dhe me lufterat qe u zhvilluan. Por Enveri duhet ta kuptoj se jeta e karriera ju shkaterrua miliona njerezve ne te gjitha lemite. Me qindramija u vrane e me miliona u shpernguljen ne menyre te dhuneshme.

Ne fund nuk eshte Enver Petrovci i pari qe thot se Millosheviqi ka merita per shqipetaret. Se duhet ndertuar Millosheviqit nje permendore per arsye si i bashkoj te gjithe shqiptaret e ka thene edhe Adem Demaqi, disa here ne intervista pas lirimit nga burgu.

Enver Petrovci po gabon rende qe po shkon ne televizione primitive e me moderator injorant, te cilet nuk e kan as perafer nivelin as profesionalizmin te cilin ai e meriton si aktor.

Të ngjashme