“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Isa Mustafa reagon në sondazhin e televizionit

Prishtinë | 05 Mar 2020 | 00:33 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministri Isa Mustafa ka dhënë një kritikë për Tv Dukagjinin.

Atij nuk i ka pëlqyer pyetja e poll-it të televizionit që zakonisht lidhet me temën që diskutohet në Debat Plus.

“A po e kërcënon LDK koalicionin?”, ishte pyetja që iu shtrua opinionit sonte.

“Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

“Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin”…

“Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh”, ka shkruar Mustafa në fund.

https://www.facebook.com/955736937825877/posts/2752710571461829/

Të ngjashme