AAK e pavendosur nëse do të marrë pjesë në seancën për Astrit Deharin

Prishtinë | 19 Dhj 2016 | 14:41 | Nga

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj tha se në AAK ende nuk është vendosur nëse do të marrin pjesë në seancën e jashtëzakonshme për aktivistin e Vetëvendosjes, Astrit Deharin.

Lekaj tha se koalicioni PDK-LDK i ka mbledhur 40 nënshkrime, por sipas tij, ajo që vlen të theksohet është injorimi i peticionit të qytetarëve.

“Ne kemi menduar si AAK të mos procedohen 40 nënshkrime të koalicionit qeverisës…”, tha Lekaj.

Ai ndër të tjerash tha se do të kërkojë që më 22 dhjetor të zhvillohet debati për murin në Mitrovicë.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme