AAK-ja i kërkon Kurtit t’i rrisë pagat e mësimdhënësve: Mbi 23 mijë mësimdhënës presin Ligjin e Pagave

Prishtinë | 07 Mar 2022 | 12:21 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon që kryeministri Albin Kurti të rrisë pagat e mësimdhënësve dhe sipas tyre seanca e sotme e Kuvendit nuk duhet të përcillet me fjalime të zakonshme por me qëndrime konkrete nga ekzekutivi, raporton Ekonomia Online.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, për nderë të 7 Marsit- Ditës së Mësuesit, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rriten pagat në sektorin e Arsimit.  

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se më shumë se 23 mijë mësimdhënës presin sot nga kryeministri lajmin për rritjen e pagave.

Tutje, Tahiri ka kërkuar nga kryeministri që t’i lë fjalimet e të marrë vendim dhe ta miratojë për Ligjin e Pagave.

“Arsimi ka qenë shtylla e vetme që ka lartësuar ndjenjën se ne do të kemi shtet të pavarur. Secili mësimdhënës e ka kokën lartë. Mbi 23 mijë e 250 mësimdhënës të cilët kanë rrogë 470 euro presin lajmin për ditën kur do të hyjë në fuqi ligji i pagave dhe presin shtesën që ata duhet të marrin nga shteti”.

Tahiri tha se nëse dëgjohen fjalimet e kryeministrit Kurtit sot në Kuvend, kuptohet se ky është mashtrimi i radhës. “Kryeministri t’i lërë fjalimet, por të marrë vendime për të rritur pagat e sektorit të arsimit”.

Ai tha rritja e pagave duhet të bëhet pasi çmimet janë rritur. “Këtë çështje duhet ta trajtojmë më partitë opozitare. Gjendja në energji është shumë problematike. Rritja vazhdon të jetë peshë mbi supet e qytetarëve”, tha Tahiri.

Të ngjashme