AAK-ja nuk do pritje politike për Haradinajn në Aeroport

Prishtinë | 27 Pri 2017 | 11:21 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do pritje politike në Aeroportin e Prishtinës për ish-kryeministrin Ramush Haradinajn, por pritja t’i bëhet nga bashkëshortja dhe fëmijët e tij.

Kështu ka thënë anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj, në një konferencë për media, duke theksuar se nuk do të mund të përfitojë askush nga rasti i Haradinajt, raporton Ekonomia Online.

Pritja do të jetë qytetare, popullore jo qeveritare, këtë herë nuk ka tepi të kuq, këtë herë nuk do të mund të përfitojë askush nga rasti i Haradinajt. Ka ndodhur njëherë që të keqpërdoret, këtë herë do të pritet nga qytetarët e Kosovës, bashkëluftëtarët e tij, nga ata që e duan… Nuk do të ketë pritje politike, madje as Aleanca nuk do të del në Aeroport, por do të dalin vetëm bashkëshortja dhe fëmijët, ndërsa ne do ta presim me popullin në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, është shprehur Nitaj.

“Armiqtë e Kosovës sado të fortë që janë është e pamundur ta gjunjëzojnë një popull”, ka thënë ai.

Ndërsa nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, tha se lajmi i mirë ka ardhur sot dhe se ky vendim është dashur të merret më herët.

“Ne si AAK jemi shumë të gëzuar. Vendimi është dashur të merret më herët por më mirë vonë se kurrë. Duhet të falënderojmë të gjithë qytetarët. Jemi shumë të gëzuar. Kryetari Haradinaj kthehet sot. Ndërsa të gjithë qytetarët sot janë të ftuar në orën 19:00 në sheshin ‘Zahir Pajaziti’”, ka thënë ai.

Në konferencë u tha se Ramush Haradinaj pritet rreth orës 19:0 të mbërrijë në Aeroportin e Prishtinës, ndërsa prej orës 19:30 – 20:00 pritet t’u drejtohet qytetarëve.

Të ngjashme