AAK-ja nuk kandidon për zgjedhjet në Veri

Prishtinë | 17 Pri 2019 | 18:58 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), nuk do të ketë kandidatura për zgjedhjet që do të mbahen në Veri të vendit. Kjo u bë e ditur në rrjetin social Facebook të kësaj partie.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të jetë e përkushtuar që procesi i zgjedhjeve për kryetarët e katër komunave: Mitrovicë Veriore, Zubin Potok, Leposaviq, Zveçan, të jetë konform standardit të normave demokratike dhe në përputhje me rregullat e përcaktuara me ligj për zgjedhje të lira e të ndershme”.

“Pas konsultimeve të zhvilluara me udhëheqjet e Degëve tona në këto komuna, AAK ka marrë vendim që të mos ketë kandidatura në këto zgjedhje dhe votuesit e saj, do të jenë krejtësisht të lirë të mbështesin kandidatë më të mirë, pavarësisht përkatësisë së tyre politike e partiake”, shkruhet në postimin e AAK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme