AAK-ja nuk e voton demarkacionin, arsyeton numrin e madh të zëvendësministrave

Prishtinë | 23 Dhj 2017 | 10:27 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ratifikohet në Kuvend dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk do ta votojë versionin aktual të saj.

Kështu ka deklaruar shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi në një prononcim për Ekonomia Online.

Isufi ndër të tjera tha se pas mosratifikimit në Kuvend, kjo marrëveshje do të negociohet edhe njëherë me Malin e Zi derisa të dakordohen për një dokument i cili garanton se nuk ka shkelje të kufirit të shteteve.

“Qëndrimi është ai që ka qenë. Nuk kalon demarkacioni. Këtë variant jo, në variantin që do të përmirësohet në të ardhmen përmes një komisioni kredibil do ta votojmë. Tani në parlament ka ardhur version i kaluar i cili do të bjerë pastaj fillon faza e dytë e negocimit me Malin e Zi dhe shkon dejtë realizimit të vërtetimit të tërësisë territoriale të Kosovës duke mos lejuar që të humbet territor. Angazhimi i parë duhet të jetë raporti me Malin e Zi në mënyrë që të ulen dy komisionet qeveritare të cilat e ofrojnë dokumentin valid që garanton mos shkeljen nga asnjëra anë të kufirit të shteteve dhe njëkohësisht pajtimi pastaj mes dy qeverive deri te ratifikimi, njëanshmen nuk mund të ketë sukses vetëm dy palët kur pajtohen atëherë është në rregull. Nëse kjo nuk është zgjidhja atëherë ka edhe modalitete të tjera siç është gjykata e arbitrazhit”.

Anëtari i Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane tha se janë të angazhuar të punojnë në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Sa i përket afatit se kur do të lëvizin lirëshmëm qytetarët e Kosovës, ai tha se nuk mund të jep një datë të caktuar pasi sipas tij liberalizimi i vizave mund të ndodh vetëm pasi të plotësojmë kriteret e paraqitura sikurse është korrupsioni dhe e krimi i organizuar.

“Tani jemi duke u angazhuar më shumë në çështjen e MSA-së pastaj edhe të komunikimit me faktorin e jashtëm në mënyrë që të kemi edhe liberalizim të vizave por kjo do të ndodh vetëm atëherë kur të kemi plotësimin e kushteve të cilat janë kritere të caktuara nga Bashkimi Evropian. Është krimi i organizuar dhe korrupsioni një nga elementet që është kërkuar dhe jo qeveri do të luftojë energjikisht në mënyrë që të përmbush këtë kriter dhe që të shkojmë më tutje në liberalizimin e vizave. Unë mendoj që është një padjretësi që i është bërë Kosovës deri më tani”.

“Nuk përcaktoj kohë sepse nuk është vetëm në çështjen e angazhimit tonë është edhe në disponimin e Bashkimit Evropian. Ju e keni parë që shumëçka Serbia nuk ka plotësuar nga kriteret që i ka pas, le që ka fituar liberalizimin e vizave por tani edhe është avancuar në kuptimin e angazhimit në mekanizmat e Bashkimit Evropian ose në aderimin në Bashkim Evropian”.

Qeverisja e kryetarit të partisë që Isufi është pjesë, Ramush Haradinajt ka bërë 100 ditëshin e parë të punës.  Raporti 100 ditor të mërkurën i është dorëzuar Presidentit të vendit dhe kryeparlamentari.

Gjatë këtij tre mujori, Haradinaj u përball me çështje e kritika të ndryshme. Një ndër to ishte edhe emërimi i një “armate” zëvendësministrash.

Numrin prej 64 zëvendësministrash, bashkëpartiaku i Haradinaj nuk e sheh si një problem të madh. Pasi sipas tij, puna e një qeverie e një grupi zëvendësministrash matet me punë jo me numër.

“Tani kanë dhënë dorëheqje dy zëvendësministra diku 64 janë gjithsej por problem nuk është ne numri problem është se sa janë funksional dhe një qeveri matet me punën që e bën dhe angazhimet në të mirën e qytetarëve të Kosovës. Këta zëvendësministra janë të gjithë të angazhuar në segmente të caktuara. Konsideroj se nuk është ndonjë dëm i madh”.

“Ne nuk i kemi ndarë ashtu sepse një pjesë e tyre janë nga ana profesionale si ekspertë, një pjesë janë nga përfaqësues të partive politike dhe konsiderojmë se funksionaliteti i tyre do të vijë në shprehje”.

Të ngjashme