AAK publikon programin e saj për shëndetësi: Çdo qytetar duhet ta ketë mjekun e tij familjar

Prishtinë | 19 Qer 2024 | 20:34 | Nga Ekonomia Online

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka mbajtur sot takimin e radhës me Grupin e Ekspertëve të Shëndetësisë.

Sipas një njoftimi për medie, Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëminë e shëndetësisë sot ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshiheshin në Pogramit zgjedhor të AAK-së 2025-2028, duke i veçuar si më të rëndësishme disa prej tyre:

  1. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcaktohet që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun e vet familjar;
  2. Që të sigurojë buxhetin dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për gjithë qytetarët;
  3. Zbatimin e një plani të detajuar për revitalizmin e plotë të QKUK-së, duke u nisur nga infratruktura e deri te kuadri profesional;
  4. Decentralizimin e sistemit shëndetësor dhe autonomi të plotë për spitalet rajonale, duke i bërë ato kompetente për shërbime të profilizuara shëndetësore;
  5. Që stomatologjia t’i takojë sektorit primar;
  6. Krijimin e sistemit informativ shëndetësor (SISH);
  7. Sigurimin e programeve të avancuara pë personelin shëndetësor;
  8. Që Lista esenciale të zgjerohet deri në funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore;
  9. Partnerët strategjikë për trajnime specifike subspecialistike.

Të ngjashme