Deputeti i Kuvendit që dikur ishte zëvendëskryeministër i Kurtit, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit. Ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi Kurti të hënën mori pjesë në përurimin e Klinikës së Onkologjisë. “Me kancer fushatë elektorale- gërrdi. As nuk më habit mundësia që pas […]
Abazi me akuza në drejtim të pushtetit: Me kancer po bëhet fushatë elektorale – gërrdi

Deputeti i Kuvendit që dikur ishte zëvendëskryeministër i Kurtit, Haki Abazi, ka bërë akuza në drejtim të pushtetit.
Ai ka akuzuar kryeministrin, Albin Kurti se po bën fushatë elektorale me “kancerin”, pasi Kurti të hënën mori pjesë në përurimin e Klinikës së Onkologjisë.
“Me kancer fushatë elektorale- gërrdi. As nuk më habit mundësia që pas refuzimit për të pranuar Edi Ramën në vizitë dhe përçarjes totale mes shqiptarëve nuk do të ndodhë ndonjë greqizim i qeverisë së Kosovës!” – ka shkruar ai në Facebook.

















