Abdixhiku: Do të përfundojmë magjistralen në Llap dhe do e kthejmë spitalin që ua morën

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 19:27 | Nga Ekonomia Online

Lumir Abdixhiku, kandidati për kryeministër i LDK-së, ka kërkuar votën e llapjanëve për 9 shkurt në tubimin që e mbajti sot atje.

Para tyre, ai i përmendi disa nga planet dhe investimet që i ka ndërmend t’i bëjë në Podujevë.

“Do të përfundojmë magjistralen e stërzgjatur, e me prioritet absolut si interes nacional të vendit. Do të jem vet në terren çdo ditë e natë për t’i përfunduar punimet në kohë rekorde për ju Llap. Do të rikthejmë Spitalin e Podujevës atë që ua hoqën këta, sepse e meritoni këtë spital. Do të ndërtojmë gjithandej në Llap”.

“Do të japim mbështetje të plotë që bizneset e kësaj ane të kenë zonën e tyre ekonomike, me qëllim të krijimit të vendeve të punës për qytetarët e juaj”, ka thënë Abdixhiku.

Të ngjashme