Abdixhiku: Inflacioni vjet ishte 7.1 % – më i larti në 22 vjet, Qeveria po manipulon me shifra

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vetëm për një vit inflacioni në Kosovë është 7.1%. Kjo rritje, sipas tij, është më e madhja në 22 vitet e fundit.

Abdixhiku, i cili ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka pyetur Qeverinë nëse ka ndonjë plan apo politike fiskale që t’iu ndihmojë qytetarëve për t’i përballuar këto çmime.

Më tutje, Abdixhiku thotë se Qeveria po provon të jap një pasqyre të zhvillimit ekonomike duke e krahasuar vitin 2021 më vitin 2020, i cili ishte vit i mbyllur.

Abdixhiku theksoi se dihet se Dogana dhe ATK-ja mbledhin më shumë të ardhura kur ka inflacion.

“Po provohet të jepet një pasqyrë e një zhvillimi ekonomik që është i pashembullt. Kur krahason një vit të ri me vitin 2020 çdo numër është më i mirë. Edhe rritja ekonomike është 9.9 për qind. Po ç’është e vërteta, një bomb postpandemik, ka pasur edhe rritje të çmimeve. Vetëm për një vit. Kjo është rritja më e madhe në 22 vitet e fundit, madje në produkte bazike. Çështja është çka bëni ju si qeveri”, tha Abdixhiku.

“Psh.nafta është 1.42 cent. A ka ndonjë paketë të qeverisë në këtë drejtim që e bën çmimin më të lirë? A ka ndonjë masë nga qeveria për çmimet e larta? Është e padrejtë që qytetarët edhe të paguajnë më shtrenjtë edhe të japin më shumë kontribut në Trust”, u shpreh Abdixhiku.

Të ngjashme