Abdixhiku: Ja me çfarë mburren përplot delir populist

Prishtinë | 07 Jan 2024 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shprehur shqetësimin e tij për mungesën e arritjeve dhe izolimin ndërkombëtar që, sipas tij, ka prekur vendin në të tri vitet e fundit.

Abdixhiku ka përqendruar kritikat e tij në disa tema kyçe që sipas tij, paraqesin një delir popullit.

Abdixhiku ka theksuar se, megjithëse ka pasuar njohje të pasaportave, vendi ka dështuar në tërheqjen e njohjeve të reja nga vende të tjera ndërkombëtare.

POSTIMI I PLOTË:

Ja me çfarë mburren përplot delir popullist:

  • Me njohje pasaportash por asnjë njohje të re në tre vjet. Njohja e fundit ishte nga Izraeli, 3 vite më parë; pa ta! Asnjë njohje, asnjë anëtarësim! Sanksione e mbi 300 milion euro humbje nga ky izolim!
  • Mburren me mbledhjen e faturave në veri nga ‘ELEKTROSEVERI’, kompani në pronësi të shtetit të Serbisë. Ka mbi 7 vite që kanë kundërshtuar këtë marrëveshje madje dhe me protestë. Sot marrëveshjen e njëjtë e trumpetojnë si histori.
  • Mburren me liberalizim, proces që e kishin ndërprerë me dhunë qysh në vitin 2016. Asokohe, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia ishin në një paketë. 7 vite të humbura për një kauzë që e kanë harruar tashmë. I thonë demarkacion.

Këto 3 vite janë të humbura në plotni. Pa projekte madhore, pa arritje kapitale, pa forcim të shtetësisë ndërkombëtarisht.

Kosova mundet më mirë!
Kosova meriton shumë më mirë!

Të ngjashme