Abdixhiku: Kosova në udhëkryq, zgjedhjet do të përcaktojnë të ardhmen e shtetit

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 18:50 | Nga Hasan Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Republika sot është në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial, për siç tha fajin e kësaj qeverie, raporton Ekonomia Online.

Ai u bëri thirrje qytetarëve të Podujevës që të kuptojnë rëndësinë e zgjedhjes së tyre, pasi ato do të ndikojnë jo vetëm në zgjedhjen e Kryeministrit, por edhe në të ardhmen e Kosovës si një shtet në zhvillim dhe pjesë e proceseve globale.

“Republika jonë, sot është në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial, që prej themelimit të saj si shtet i pavarur e sovran, për shkak tëaventurave politike të kësaj qeverie. Dhe në këtë udhëkryq, prej ku duhet të definohet ardhmja jonë, pra rruga e re, ju qytetarë të Podujevës, duhet ta kuptoni peshën e zgjedhjes që keni në duar tuaja. Sepse, këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës, por, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar të ardhmen e Kosovës. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në procesin e rrjedhave botërore, dhe jo si një vend i zymtë, ipropagandës, përçarjes, mbylljes e sanksioneve, ekonomike e politike”, u shpreh Abdixhiku.

“Në Republikën tonë, ne ecim si një vend normal, me punë, zhvillim e qetësi. Ecim me dinjitet e me plot krenari. Do ta përfundojmë autostradën e stërvonur, do të ndërtojmë çerdhe gjothëandej në Llap. Bizneseve në Llap do tu japim zonën për biznese”, u shpreh ai.

Të ngjashme