Kjo është Kryesia e re e LDK-së – Abdixhiku: Me 16 doktorë shkencash, 10 magjistra, kryetarë komunash e degësh drejt fitores së madhe

Prishtinë | 09 Dhj 2023 | 18:50 | Nga Ekonomia Online

Këtë të shtunë, pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për zgjedhjen e kryesisë së re të LDK-së .

Përmes një postimi në Facebook Abdixhiku ka shkruar se sot, me mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm është përmbyllur procesi zgjedhor i LDK-së.
“Nëpërmjet zgjedhjes së Kryesisë së re Qendrore, me unanimitet votash e me mbështetje të plotë nga të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, përcaktuam dhe fatin tonë vendimmarrës për 4 vitet e ardhshme”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se është i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe.

“Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë.Sepse koha jonë po vjen. Sepse ‘Rruga e re’ ka nevojë për secilin prej nesh”, ka shkruar Abdixhiku.

POSTIMI I PLOTË:

Sot, me mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshën, përmbyllëm procesin zgjedhor të LDK-së. Nëpërmjet zgjedhjes së Kryesisë së re Qendrore, me unanimitet votash e me mbështetje të plotë nga të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, përcaktuam dhe fatin tonë vendimmarrës për 4 vitet e ardhshme.

Jam i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe.

Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë.

Sepse koha jonë po vjen.
Sepse ‘Rruga e re’ ka nevojë për secilin prej nesh.

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Kryetar:
Dr. Lumir Abdixhiku

Nënkryetarët:
Anton Quni
Dr. Hykmete Bajrami
Mr. Doarsa Kica Xhelili
Gazmend Muhaxheri
Lutfi Haziri

Sekretarët:
Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm
Mr. Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë

Kryetarët e Forumeve:
Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Forumi i Gruas
Paris Guri, Forumi Rinor

Anëtarët e Kryesisë:

Dr. Alban Zogaj
Dr. Alush Gashi
Mr. Arben Gashi
Dr. Ardian Shala
Armend Zemaj
Dr. Avdullah Hoti
Mr. Besian Mustafa
Mr. Besnik Osmani
Dr. Berat Rukiqi
Besa Gaxherri
Dr. Bexhet Xheladini
Doruntinë Maloku
Driton Selmanaj
Dr. Ekrem Hyseni
Dr. Ema Nikçi Rexha
Mr. Florian Dushi
Ilir Ferati
Dr. Izet Sadiku
Ak. Kujtim Shala
Lirije Kajtazi
Mirjeta Kalludra
Dr. Muhamet Hamiti
Mr. Ruzhdi Shehu
Rrezarta Krasniqi
Dr. Sibel Halimi
Mr. Shkëmb Manaj
Mr. Visar Azemi
Dr. Visar Berisha
Vlora Dumoshi
Xhafer Gashi
Mr. Xhafer Tahiri

Prishtinë, 9 dhjetor 2023

Të ngjashme