Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Kosova nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake, duke theksuar nevojën për maturi politike dhe rikthimin e funksionalitetit institucional.
“Për LDK-në, Kosova është e para dhe nuk mund të jetë peng i ambicieve partiake. Në tërësi protagonistëve individualë apo pakënaqësive për pushtet të pakufizuar. Është për LDK-në kapërcimi i kësaj gjendjeje kërkon maturi politike, respektim të rendit kushtetuese dhe angazhim serios, angazhim serioz për kthimin e funksionalitetit institucional”, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai ka thënë se përgjegjësia e LDK-së nuk është vetëm të shohë krizën institucionale, por të ofrojë zgjidhje për tejkalimin e saj.
“Prandaj përgjegjësia jonë si LDK, si parti më e vjetër në Kosovë, me mbi 37-vjeçare, nuk është të ushqejë krizën, nuk është kjo përgjegjësia jonë, të ushqejë krizën, por t’u ofrojmë daljen e këtij vendi prej krizës së tanishme.
Ky është qëllimi përmbajtësor i këtij takimi të Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.
Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja ka marrë pjesë në çdo proces të dialogut ndërpartiak me synimin për të garantuar stabilitet institucional dhe për të shmangur një tjetër proces zgjedhor.
“LDK-ja ka hyrë në çdo proces dialogu ndërpartiak poshtë e sipër, me një qëllim të vetëm: t’i japë vendit stabilitet institucional dhe të shmangë një cikël tjetër zgjedhor të nevendshem dhe të dëmshëm për Republikën tonë.
Kemi qenë partia e vetme që jemi përgjigjur çdo ftese për bisedime e që kemi kontaktuar edhe dje me çdo parti politike, jo për shkak të nevojës për pushtet, por për shkak të përgjegjësisë ndaj vendit. Kemi besuar se në kohë të vështira, partitë serioze duhet të dinë të ngrihen mbi interesat e tyre vetanake”, është shprehur Abdixhiku.
Sipas tij, refuzimi për të marrë pjesë në bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nënkupton një vendim për ta çuar vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Kemi besuar se çdo refuzim për të marrë pjesë në bisedime për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nuk është e vërtetë pozicion politik, është vendim i vetëdijshëm për ta çuar vendin në zgjedhje të reja, një proces që qytetarët tanë as e duan, as e kërkojnë e besoj se s’e meritojnë.
Prandaj dhe LDK-ja s’mund ta pranojë këtë promovim si pozicion të lehtë politik, bojkotin e bisedimeve e kështu shkuarjen në zgjedhje të reja”, ka deklaruar Abdixhiku.
