Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka filluar kontaktet e reja me administratën Trump për ta jetësuar projektin e gazifikimit amerikan, raporton Ekonomia Online.
Në tubimin elektoral në Malishevë, kreu i LDK-së premtpi edhe rritje pagash, përfundimin e ujësjellësit në këtë komunë e pensione të dinjitetshme.
“Si lëvizja më e madhe historike shqiptare, e kemi për detyrë, e kemi për obligim, e kemi për mision indentitar, të shtrojmë jo vetëm dorën e përbashkimit me njerëzit e Kosovës, me ata të harruarit e të lënë në mëshirën e fateve ditore, por të shtrojmë Rrugën e Re përpara, për vet Republikën e Kosovës, shtetin që e bëmë ne, sepse, kjo rrugë s’bëhet pa ne! Këtë rrugë na takon ta bëjmë ne. Si bartës të së djathtës, si bartës politik të lëvizjes për liri, për demokraci e për pavarësi, neve, Lidhjes Demokratike të Kosovës, na takon ta bëjmë rrugën e zhvillimit, rrugën e konsolidimit shtetar e rrugën e integrimit euroatlantik”.
“Kosova, Republika jonë, qëndron në udhëkryqin më të madh politik e ekzistencial që nga themelimi i saj si shtet i pavarur e sovran. Dhe në këtë udhëkryq, në këtë definimin të së ardhmes sonë, qytetarët e Kosovës, ju të dashur qytetarë të Malishevës, duhet të kuptoni peshën e zgjedhjeve tuaja, sepse këto zgjedhje, nuk bëhen vetëm për të përcaktuar një Kryeministër të ardhshëm të Kosovës. Ato, para së gjithash, bëhen për të përcaktuar vet Kosovën. Si një shtet në zhvillim, me njerëz që bëjnë jetën këtu, si një shtet të hapur në lumin e madh të rrjedhave botërore, apo si një vend i zymtë, i propagandës, i përçarjes, i mbylljes e i sanksioneve, si një vend i zbrasjes së dhimbshme – i thyerjes së madhe përtej së cilës mbesim edhe pak, edhe vet, edhe keq”.
“Pesë milionë euro do të ndahen nga niveli qendror për projektin e ujit të pijës. Prirja e tyre, në Qeverinë e ardhshme të ndryshimit, do të jetë nder. Sepse, aty ku ata kanë ofruar radhë të gjata për blerjen e librave, ne kemi mësim gjithë ditor për fëmijët kosovarë, shpresën e ardhme të këtij vendi. Shujta të ngrohta, 8 orë në shkollë, fëmijë të dijshëm e të shëndoshë. Aty ku ata kanë ofruar meremetime klinikash e lyerje sallash, ne kemi ndërtimin e Spitalit të Ri në Kosovë. Kushte moderne nga shekulli i ri, përkujdesje me sigurime shëndetësore e me digjitalizim. Aty ku ata kanë vështruar rritjen e çmimeve e sfidën e përballueshmërisë, ne kemi ofruar paga të larta e të ardhura me dinjitet. Koeficienti 150, që në javën e parë të qeverisë së re, për shërbyesit civil, është zotimi ynë i parë – është vendimi ynë i parë! Një javë, 150”