Abdixhiku nga Dragashi: LDK është vlerë e besim, jo pozitë e përfitim

Prishtinë | 16 Pri 2026 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qënduar në Dragash.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Abdixhiku ka shkruar se ka shkuar në Dragash për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të mëdhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës.

Sipas tij, në këtë bashkim duhet të ndërtohet një alternativë serioze për vendin.

Kryetari Abdixhiku ka thënë se LDK është vlerë e besim, jo pozitë e përfitim.

Postimi i tij i plotë:

Për kafe në Dragash. Për të bashkëbiseduar me veprimtarët e pafjale por punëtorë të medhenj, për bashkimin e së djathtës në LDK si domosdoshmëri e kohës. Është një mundësi që s’kapërcehet, në një moment kritik për vendin; nuk do ta shpërdorojmë – bashkimi do të ndodhë!

Dhe në këtë bashkim, duhet të ndërtojmë një alternativë serioze për vendin, për qytetarët. Për ata që presin. Në këtë alternativë duhet të jemi në hap me kohën, ashtu siç e kërkon prej kohësh vetë qytetari ynë. Këtu merr fund politika e funksionarëve që gjithë angazhimin e tyre politik e shohin vetëm për veten, te pyetja “ku jam unë?”, e jo te pyetja thelbësore “çfarë përfaqësoj unë për popullin?”. Kjo alternativë do të bëhet. Sepse LDK është vlerë e besim; jo pozitë e përfitim.

Ditë të mbara përpara.✌️

Të ngjashme