Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë me refuzimin e amandamenteve të propozuar nga ta, pushteti refuzoi zhvillimin dhe të ardhmen, ku thekson se fundja ato nuk ishin të LDK-së por të Kosovës.
Teksa numëroi projektet që u refuzuan ai thotë se LDK do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale.
Postimi i plotë:
21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vet Kosovës.
Ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin. Refuzuan:
– Unazën e Kryeqyteit
– Mësimin tërëditor në Kosovë
– Digjitalizimin e shëndetësisë
– Spitalin e Prishtinës
– Digjitalizimin e të gjitha shkollave
– Memorialin e Kosharës e Muzeun e Lubeniqit.
Ky nuk ishte refuzim teknik. Ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore. Dhe për këtë ndjejmë vetëm keqardhje.
Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që Kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike.
LDK do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale dhe të vizionit zhvillimor të vendit tonë.