Abdixhiku përmend hetime, thotë se ka pasur ndërhyrje të grupeve të interesit në Kuvendin e LDK-së

Prishtinë | 19 Shk 2026 | 22:17 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se po bëhen hetime të brendshme , pasi sipas tij, ka pasur njerëz të paautorizuar në Kuvendin e kësaj partie.

Ai ka përmendur se po hetohet nëse ka pasur influenca të grupeve të paautorizuara, apo edhe të bizneseve.

Këto deklarata, Abdixhiku i bëri në “Debat Plus”ku foli në lidhje me votëbesimin e 31 janarit.

“Jam i pakënaqur me interferimet e grupeve të interesit në Kuvendin e LDK-së. Duket se ka pas një përmas të mëdhe të njerëzve jashtë sallës. Do merremi me këtë. Po punoj me një trup hetimore të brendshme që do të merret me gjithë njerëzit e paautorizuar që kanë qenë në kuvendin e LDK-së… në qoftë së ka pas influenca të grupeve të paautorizuara, në qoftë se ka pas biznese në dhomat lartë me mjete për të ndikuar në vullnetin e lirë të anëtarësisë. Do të përgjigjen të gjithë” – ka thënë ai.

Të ngjashme