Abdixhiku premton sigurime bujqësore dhe investime për bujqit në tubimin elektoral në Nepërbisht të Suharekës

Prishtinë | 24 Jan 2025 | 17:33 | Nga Hasan Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbajtur tubim elektoral me banorët e Nepërbishtës së Suharekës, raporton Ekonomia Online.

Para banotëve të këtij fshati, Abdixhiku ka premtuar sigurime bujqësore për të gjithë bujqit në vend.

Kjo fitore na vjen si kthesë e rugpvizmit për ta kthyer LDK në krye të vendit më 9 shkurt. Aq sa po shoh, fitorja jonë jo vetëm që do të bëhet e thellë por do të bëhet edhe në Therandë. Keni kërkuar një LDK që ju dëgjon e që flet me popullin dhe tashmë e keni, prandaj e kam një lutje që këtë LDK duajeni e lartënojeni në ditën e zgjedhjeve”.

“Në këtë fushatë ndonëse jemi sharë e ofenduar, nuk kam dashur ta kthejë në gjuhë të njëjtë sepse kështu ka thënë ati ynë themeltar, Ibrahim Rugova. Nuk jam këtu për të folur as për të ndarë e as për tu përçarë por na duhet përbashkimi ynë i djathtë sepse ikja e të rinjve po ndodh çdo ditë, jemi këtu për bujqit tanë që detyrohen t’i hudhin produktet e tyre, prandaj në programin tonë kemi 5 miliardë euro investime, 5 miliardë euro buxhet dhe 5 për qind rritje ekonomike”, u shpreh Abdixhiku, teksa premtoi edhe sogurime bujqësore për bujqit e kësaj ane.

Programi qeverisës i LDK-së, “Rruga e re”, sipas Abdixhikut, ka politika për ta ndaluar ikjen e të rinjve me investime konkrete në të ardhmen e tyre.

Vota për LDK-në, tha se do të jetë shpresë për prindërit e rinj që e kanë hall rritjen e fëmijëve në Kosovën e tanishme.

Të ngjashme