Abdixhiku takon shefin e ri të BE-së në Kosovë, flasin për zgjedhjet e 9 shkurtit

Prishtinë | 10 Sht 2024 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku është takuar me shefin e ri të Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Aivo Orav.

Abdixhiku e njoftoi ambasadorin Orav “lidhur me qëndrimet e LDK-së rreth zhvillime të fundit politike në vend, si dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme të 9 shkurtit, ndërsa i prezantoi dhe programin politik ‘Rruga e Re’”, njoftoi LDK-ja në një postim në Facebook.

“Gjatë këtij takimi, kryetari Abdixhiku i uroi ambasadorit Orav suksese në detyrën e tij të re dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe BE-së, do të vazhdojë në frymën e vlerave dhe parimeve të përbashkëta”, thuhet në njoftim.

Abdixhiku e ka falënderuar Orav për “bashkëpunimin e vazhdueshëm mes BE-së dhe Kosovës”.

Të ngjashme