Abdixhiku tubim me mërgatën në Vjenë, i falënderon “për besimin për ringritje të djathtë kombëtare”

Prishtinë | 08 Dhj 2024 | 17:31 | Nga Ekonomia Online

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku gjatë ditës së shtunë ka mbajtur tubim me mërgatën në Vjenë, kurse so tka ndarë një video përmbledhëse nga ky takim, raporton Ekonomia Online.

“Faleminderit bashkatdhetarëve tanë në Vjenë që iu përgjigjen thirrjes për ringritje të djathtë kombëtare. Nga Vjena e gjithandej, sikurse anë e kënd Kosovës; të gjithë po i ribashkohen LDK-së, shpresës së parë dhe të fundit të Kosovës!”, shkruhet në postim.

Abdixhiku i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në këtë tubim.

“Të dashur bashkatdhetarë, vëllezër e motra këtu në mërgatë, më lejoni të ju falënderoj nga zemra për këtë organizim madhështor, që edhe e bëtë të ngrohtë, e të ju falënderoj për këtë përgjigje monumentale që i paskeni dhënë këtij besimi për ringritje të djathë kombëtare”, u shpreh kreu i LDK-së.

Të ngjashme