Eric Abidal ka thyer akullin duke folur tashmë për përplasjen e tij me kapitenin e Barcelonës, Lionel Messi.
Mosmarrëveshja e fundit e Abidalit me Messin shkaktoi një tronditje të madhe te Barcelona.
Por, ish-futbollisti francez ka pranuar që çështjet e skuadrës nuk duhet të bëhen publike.
Drejtori sportiv i klubit katalunas ishte i qartë se ai kishte mësuar pas polemikave që pasuan komentet e tij për lojtarët.
Messi dhe Abidal ishin miq të mirë në të kaluarën lojtarë, por jo edhe tani!
“Nëse kam mësuar diçka nga ajo situatë është se çështjet e brendshme duhet rregulluar nga brenda dhe jo në media”.
“Nga ky moment, do ta shohim se çfarë do të ndodh”, ka thënë Abidal.