Abortoi një fëmijë të presidentit amerikan? Sekretet nga afera e Monroe me Kennedy

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 08:03 | Nga Ekonomia Online

Marilyn Monroe është një emër i pavdekshëm dhe konsiderohet si seks simboli i të gjitha kohërave.

Edhe pse pati një jetë të shkurtër, jeta e saj ishte e trazuar. Së fundmi, një libër biograk zbulon disa të dhëna tronditëse për të.

Në libër thuhet se pak javë para se të vetëvritej, Monroe abortoi një fëmijë, të cilin e kishte me presidentin amerikan John Kennedy, nga lidhja e jashtëligjshme që kishte me këtë të fundit.

Por, në të njëjtën kohë, ajo kishte një lidhje edhe me vëllain e John, Robert.

Megjithatë, në libër thuhet se nuk është e sigurt nëse Monroe e kishte fëmijën me John Kennedy, duke qenë se ajo në atë kohë, kishte lidhje edhe me meshkuj të tjerë.

Të ngjashme